• e premte, 12 korrik 2024

Zjarri në rrethinën e Negotinës aktiv, pritet të intervenojë një helikopter i Armatës

Zjarri në rrethinën e Negotinës aktiv, pritet të intervenojë një helikopter i Armatës

Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Zjarr në rrethinën e Negotinës që ka shprëthyer në malin Serta, është ende aktiv. Intervenohet nga vendi, ndërsa pritet në shuarjen të përfshihet edhe një helikopter i armatës. Helikipteri i MPB-së, i cili ka intervenuar nga mëngjesi është tërhequr, për shkak të orëve të orëve të punuara. Helikopteri Bell-142 në 32 fluturime ka hedhur 48 tone ujë mbi zjarrin.

Siç njoftoi MPB-ja, është operuar në krahët e zjarrit, të cilët kanë paraqitur rrezik që të nisen drejt fshatrave brusnik, Kallanjevë dhe Lila. Nëse ka nevojë helikopteri do të vazhdojë të operojë.

Nga Komuna e Negotinës, ku dje është formuar Shtabi i krizës kanë dërguar apel deri te të gjithë që duan të ndihmojnë në zjarrin të paraqiten në numrin 043361045.

Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) këtë mëngjes informuan se nuk ka rrezik dhe rrezikim të lagjeve, objekteve dhe insfrastruturës.

Banorët e fshatit Lipa të Negotinës janë shqetësuar dhe thonë se nuk merret frymë, sepse era e sjellë hirin dhe  tymin drejt shtëpive.

Helikopteri i Armatës, i cili sipas paralajmërimeve  është dashur rreth orës 12 të angazhohet në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës, ende nuk është përfshirë, ndërsa helikopteri i Mini

Zjarri ka rënë dje rreth orës 10:30 në ambient të hapur në atarin e Pepelishtës, afër kampit të stërvitjes së Armatës, Pepelishtë, i cili është pjesë përbërëse e poligonit të ushtrisë Krivolak.

Për shkak të ashpërsisë së zjarrit, helikopteri i policisë që mori pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Velesit, dje është devijuar në Pepelisht.

"Dy helikopterët e tjerë të policisë janë në shërbim të rregullt, njëri do të jetë në funksion pas të hënës, ndërsa i dyti në fund të gushtit. Tre Er Traktorët janë jofunksionalë për shkak të mungesës së pilotëve, problem ky që pritet të kapërcehet në seancën e ardhshme të qeverisë", njoftoi dje QMK.

Mbrëmë është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në të cilën është formuar Shtabi i krizave. Era, e cila frynte vazhdimisht dhe ndryshonte drejtim, e vështirësoi edhe më shumë shuarjen e zjarrit.

Pjesa e rrezikshme e zjarrit që ka kërcënuar fshatrat Pepelisht dhe Vojsanci është shuar dje, kështu që nuk ka më rrezik nga zjarri për dy fshatrat, theksoi mëngjesin e sotëm QMK.

Mëngjesin e sotëm, QKM-ja i dërgoi Ministrisë së Punëve të Brendshme një kërkesë për mbështetje për zbulim të plotë ajror të terrenit, si dhe kërkesë për zbulim ajror me dronë të Policisë kufitare dhe “Fronteks" (Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare), e cila ofron mbështetje operacionale në menaxhimin me kufijtë, si ndihmë në vendin tonë).

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit në Negotinsko, sot është bërë apel që banorët e disa fshatrave të largohen nga shtëpitë e tyre. Këtë njoftim e ka lëshuar Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Negotinës.

Локална самоуправа Неготино упати апел до сите што сакаат да помогнат во гаснење на големиот пожар во неготинско, да се пријават во Општината на телефонскиот број 043/361-045. Ваквиот апел е

Pushteti lokal i Negotinës apelon tek të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit të madh në rajonin e Negotinës të lajmërohen në Komunë në numrin e telefonit 043/361-045. Një apel i tillë është vetëm një nga konkluzionet e mbledhjes së sotme të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.

"Apelohet deri te qytetarët e komunës së Negotinës të mos lëvizin në drejtim të vendbanimeve Kallanjevë, Uji i Bardhë, Lipa, Brusnik, Peshternicë dhe zonat përreth", thuhet në konkluzion. 

Ndër konkluzionet janë edhe ata që të kryhet aktivizimi i shoqatave vullnetare të zjarrfikësve të komunës së Negotinës dhe komunës së Demir Kapisë për të siguruar dhe shpërndarë sasitë e nevojshme të ujit të pijshëm dhe ushqimit për shpëtimtarët në terren. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR