• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zjarri në Marmaris është vënë nën kontroll

Zjarri në Marmaris është vënë nën kontroll
Ankara, 29 korrik 2022 (MIA) - Ekipet e zjarrfikësve arritën të vënë nën kontroll zjarrin në pyll që shpërtheu sot në zonën turistike turke  Marmaris në provincën perëndimore të Mugllit, raporton Anatolia. Zjarri për një arsye ende të panjohur ka rënë në zonën pyjore në Turunc dhe për shkak të erës është përhapur me shpejtësi dhe ka mbërritur në ndërtesa. Njësitë e zjarrfikësve të Pylltarisë Rajonale Muglla kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë shuar zjarrin me helikopterë zjarrfikës. Kryetari i Mugllas, Organ Tavli, tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe se zjarrfikësit po vazhdojnë të shuajnë zjarrin, i cili nuk rrezikon më të përhapet. Tavlli tha se nga zjarri nuk ka të lënduar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR