Zjarri në Kaliforni është bërë i katërti më i madhi në historinë e këtij shteti federal
- Më shumë se 6 mijë zjarrfikës janë ende duke luftuar me zjarrin masiv, i cili deri më tani është bërë i katërti më i madhi në historinë e Kalifornisë.
Los Anxheles, 4 gusht 2024 (MIA) - Më shumë se 6 mijë zjarrfikës janë ende duke luftuar me zjarrin masiv, i cili deri më tani është bërë i katërti më i madhi në historinë e Kalifornisë.
Vapa nuk sjell aspak lehtësim në situatën, kurse autoritetet njoftuan se zjarri është 27 për qind i lokalizuar.
"Kemi pasur stuhi që na kanë shkaktuar probleme," tha Kristofer Jang, një zëdhënës i Departamentit për pylltari dhe mbrojtje nga zjarri në Kaliforni, ose Cal Fire.
Zjarri në Kaliforni u shkaktua më 24 korrik nga një zjarrvënës i cili shtyu një makinë të djegur në një kanal pranë Çikos. Që atëherë, më shumë se 162,200 hektarë tokë, ose një sipërfaqe më e madhe se qyteti i Los Anxhelosit, janë djegur.
42-vjeçari që u arrestua u deklarua i pafajshëm, por u akuzua për zjarrvënie dhe po mbahet pa kusht, thanë zyrtarët.
Që nga shpërthimi i zjarrit, 11 ditë më parë, janë shkatërruar më shumë se 560 shtëpi dhe objekte të tjera.
Një pjesë e zjarrfikësve transportohen me helikopterë në linjat e djegura, e një pjesë pritet të qëndrojnë aty për ditë të tëra. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s