• e premte, 19 korrik 2024

Zjarri në fshatin Rugjincë, ka mbërritur në Belakovc

Zjarri në fshatin Rugjincë, ka mbërritur në Belakovc

 Kumanovë, 5 gusht 2023 (MIA) - Zjarri nga fshati Rugjincë ka mbërritur deri në Belakovc, deri më tani është përfshirë një shtëpi e braktisur dhe një hambar prej druri, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

 Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë ekipet e zjarrfikësve nga disa komuna, helikopteri i MPB-së dhe aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

 "Tani për tani nuk ka shtëpi të djegura, zjarri është deri te shtëpitë e para në Belakovc, është djegur një shtëpi e vjetër e braktisur dhe një hambar prej druri, aeroplanët e DMSH-së dhe helikopteri i MPB-së  dukshëm kanë ndihmuar”, deklaroi drejtori i QMK-së Stojançe Angellov.

 Zjarri në këtë fshat të Komunës Nagoriçan i Vjetër  ka shpërthyer në orët e pasdites. Era e bëri të vështirë shuarjen. Ekipet e njësitit territorial zjarrfikës Nagoriçan i Vjetër, siç deklaruan paraprakisht për MIA-n, zjarrin e kanë shuar me ekipe nga Kumanova, Rankovca dhe Kratova.

 Zjarri fillimisht ka shpërthyer në barin e lartë dhe është përhapur në pyllin e përzier. Era e ka vështirësuar  shuarjen dhe është kërkuar mbështetje, pas së cilës në terren është dërguar një helikopter policie dhe një "Er traktor" i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Foto: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR