• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zjarret në Kili po dalin jashtë kontrollit, numri i viktimave arriti në 51, kërcënohen edhe qytetet më të mëdha

Zjarret në Kili po dalin jashtë kontrollit, numri i viktimave arriti  në 51, kërcënohen edhe qytetet më të mëdha

 Santiago, 4 shkurt 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarret pyjore në Kili është rritur në 51, ndërsa mbi 370 persona janë të zhdukur. Druhet  se numri i viktimave nuk është përfundimtar. Në disa pjesë të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe orë policore.

Autoritetet kiliane vlerësojnë se kjo është fatkeqësia më e madhe që nga tërmeti i vitit 2010, kur humbën jetën 500 persona. Sipas policisë, ka të dhëna se disa prej zjarreve kanë qenë zjarrvënie. 

Presidenti kilian Gabriel Boriq ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në provincat më të goditura, Marga Marga dhe Valparaiso. 

 "Situata është vërtet shumë e vështirë. Numri i viktimave do të rritet, ndërsa dëmi material do të jetë i madh", tha Boriq në fjalimin e tij drejtuar popullit.

Ekziston rreziku që stihia e zjarrit    të përfshijë edhe disa nga qytetet më të mëdha, ndërsa  ushtria është vendosur në zonat më të rrezikuara. 

Ekipe të shumta zjarrfikëse po përpiqen të lokalizojnë zjarret që kërcënojnë edhe zonat urbane, ndërsa në disa komuna është vendosur orë policore për transport më të lehtë dhe mbështetje logjistike. 

Tymi i zi ngrihet nga shumë vende në rajonin qendror të Valparaisos në Kilin qendror, ku jetojnë pothuajse një milion banorë, ndërsa zjarrfikësit përdorin helikopterë dhe kamionë për shuarjen e zjarrit.  Kryetari i kësaj komune bëri të ditur se më shumë se 370 banorë konsideron të zhdukur, ndërsa janë dëmtuar më shumë se 1.100 shtëpi. 

 Mes të premtes dhe të shtunës, sipërfaqja e prekur nga zjarret u rrit për 30.000 në 43.000 hektarë, ndërsa për momentin po digjet në 92 vende.

 Zjarret pyjore nuk janë të pazakonta në Kili gjatë muajve të verës. Verën e kaluar u prek nga  një valë rekord e të nxehtit në të cilën pësuan 27 njerëz, ndërsa  u shkatërruan më shumë se 400.000 hektarë tokë.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR