• e martë, 02 korrik 2024

Zjarre të mëdha në disa pjesë të Greqisë

Zjarre të mëdha në disa pjesë të Greqisë

Athinë, 21 qershor 2024 (MIA) – Dy zjarre të mëdha në dy periferia të ndryshme janë aktive në gadishullin grek Peloponez, si dhe një në pjesën jugore zonës Atika, rajonin më të gjerë të Athinës, ndërsa deri te banorët e disa vendbanimeve është dërguar mesazh evakuimi përmes numrit të emergjencës 112, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në tre zjarret kanë ndërhyrë një numër i madh zjarrfikësesh nga toka dhe ajri, ndërsa era e fortë e ka vështirësuar edhe më shumë shuarjen.

Në të njëjtën kohë, aktive janë edhe disa zjarre më të vogla më pjesë të ndryshme të Greqisë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR