• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zjarr në një terminal të gazit në afërsi të Shën Petersburgut

Zjarr në një terminal të gazit në afërsi të Shën Petersburgut

Shën Petersburg, 21 janar 2024 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer në terminalin e prodhuesit të pavarur rus të gazit natyror "Novatek" në portin Ust-Luga, në zonën Leningrad, kumtoi sot guvernatori i rajonit. 

"Nuk ka viktima të raportuara nga zjarri në terminalin "Novatek" në portin Ust-Luga. Stafi është evakuuar. Në rrethin Kingsep është vendosur një regjim i gatishmërisë së lartë", deklaroi guvernatori Aleksandar Drozdenko.

Guvernatori shtoi se përfaqësues të Ministrisë ruse për Situata emergjente dhe shërbimi lokal i zjarrfikësve janë në vendngjarje për të shuar zjarrin, transmetojnë mediat ruse. 

Ueb-faqja "Marine Traffic" paraprakisht publikoi se në portin Ust-Luga janë ankoruar pesë tankerë, që lundronin nën flamujt kombëtarë të Panamasë, Gabonit, Liberisë dhe Greqisë.

Drozdenko nuk tha se çfarë e shkaktoi zjarrin në terminalin e portit në pjesën ruse të Gjirit të Finlandës, rreth 170 kilometra në perëndim të Shën Petersburgut dhe 35 kilometra nga kufiti estonian.

Mediat lokale raportuan se të paktën dy dronë u panë duke fluturuar drejt Shën Petersburgut përpara se të raportohej për një zjarr në terminalin. ls/ 

foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR