• e shtunë, 05 tetor 2024

Zjarr në një minierë të arit në Peru, 27 të vdekur

Zjarr në një minierë të arit në Peru, 27 të vdekur

Limë, 7 maj 2023 (MIA) - Numër i panjohur i minatorëve humbën jetën në një minierë të arit në Peru, njoftuan autoritetet sot, derisa policia po punon në nxjerrjen e trupave. 

Autoritetet lokale ku gjendet miniera, në rajonin jugor Arekipa, njoftuan se 27 minatorë e humbën jetën. 

Megjithatë, shtojnë se numri i viktimave nuk është përfundimtar "sepse nuk ka pasur mënyrë se si të komunikohet nga miniera". 

Shtohet se një qark i shkurtër ka mundur ta shkaktonte zjarrin vdekjeprurës i cili ndodhi të shtunën.

Me minierën menaxhon një kompani e vogël.

Peruja është prodhuesi më i madh i arit në Amerikën Jugore, ndërsa minierat janë industria kryesore për vendin. 

Çdo vit ndodhin dhjetëra aksidente vdekjeprurëse, kryesisht në miniera të vogla. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR