• e premte, 16 gusht 2024

Zjarr në ishullin grek të Kretës

Zjarr në ishullin grek të Kretës

Athinë, 7 gusht 2024 (MIA) - Në rajonin me vegjetacion të ulët, në komunën Retimno në pjesën qendrore të ishullit grek të Kretës, sot shpërtheu zjarr, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente u dërgua porosi për evakuim preventiv të banorëve të një vendbanimi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në shuarjen e zjarrit intervenojnë mbi 100 zjarrfikës me ekipe këmbësorie dhe 27 automjete, si dhe tre helikopterë, ndërsa ndihmojnë edhe cisterna nga komunat.

Nga numri 112 fillimisht ishte dërguar porosi me paralajmërim drejt banorëve të jenë në gjendje gatishmërie, ndërsa më vonë pasoi edhe porosia e dytë për evakuim preventiv.

Sipsa mediumeve greke, zjarri ka tre vatra, por tani për tani nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për vendbanimet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR