• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarr i madh në zonën industriale në Stamboll, dëgjohen shpërthime

Zjarr i madh në zonën industriale në Stamboll, dëgjohen shpërthime

Stamboll, 18 qershor 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka përfshi një fabrikë lëkure në një zonë industriale në Stamboll dhe për një kohë të shkurtër ka përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa prej disa orësh zjarrfikësit nuk mund ta vënë nën kontroll.

Zjarri shpërtheu rreth orës 13 sipas orës lokale në zonën industriale Tuzla në Stamboll, publikoi televizioni turk TRT Haber.

Në vendin e ngjarjes janë nisur automjetet kundër zjarreve dhe ekipe të zjarrfikësve.

"Sipas informacioneve fillestare, nga zjarri nuk ka të viktima apo të lënduar. Po merren masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën malore", thuhet në kumtesën e guvernatorit të rajonit të Stambollit.

Mediat turke publikuan se nga vendi i zjarrit herë pas here dëgjohen shpërthime dhe se në qiell kishte re të zeza tymi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR