Zjarr i madh në Qipro, janë evakuuar vendbanime, është kërkuar ndihmë nga Jordania, Izraeli, Greqia dhe BE-ja
- Zjarr i madh shpërtheu në afërsi të qytetit Pafos në pjesën perëndimore të Qipros, duke u shkaktuar dëme shtëpive dhe në mënyrë preventive u evakuuan disa vendbanime, ndërsa edhe përkundër intervenimebe nga toka dhe ajri, flakët e zjarrit tani për tani janë jashtë kontrollit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:52, 11 qershor, 2024
Nikozi, 11 qershor 2024 (MIA) - Zjarr i madh shpërtheu në afërsi të qytetit Pafos në pjesën perëndimore të Qipros, duke u shkaktuar dëme shtëpive dhe në mënyrë preventive u evakuuan disa vendbanime, ndërsa edhe përkundër intervenimebe nga toka dhe ajri, flakët e zjarrit tani për tani janë jashtë kontrollit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Zjarri është në një pjesë të pakalueshme, digjet bar i thatë, vegjetacion i ulët dhe drunj, ndërsa sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës të Qipros, Andreas Ketis, vendi ka kërkuar ndihmë me mjete ajrore nga Jordania, Izraeli, Greqia dhe mekanizmi për mbrojtje civile i bashkimit Evropian.
Nga Ministria për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë kumtuan se dërgojnë dy kanaderë drejt Qipros. ab/