• e shtunë, 29 qershor 2024

Zjarr i madh në pjesën lindore të zonës së Atikës, rajonit më të gjerë të Athinës

Zjarr i madh në pjesën lindore të zonës së Atikës, rajonit më të gjerë të Athinës

Athinë, 19 qershor 2024 (MIA) - Zjarrfikësit grekë nga toka dhe ajri po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e madh në bimësi të ulët në pjesën lindore në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, flakët janë afër shtëpive dhe pjesëve të objekteve, ndërsa përmes një mesazhi nga numri i rasteve urgjente 112 janë evakuuar banorët nga një lagje, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Forcat kundër zjarreve vazhdimisht po rriten, ndërhyjnë mbi 50 zjarrfikës me dy ekipe këmbësorie dhe 19 automjete dhe me katër aeroplanë dhe gjashtë helikopterë, përderisa era e fortë e vështirëson më tej shuarjen.

Jo zyrtarisht, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në disa objekte. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR