• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ziade: Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë kurrë një çështje më urgjente

Ziade: Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë kurrë një çështje më urgjente

Nju-Jork, 22 prill 2024 (MIA) - Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kryetarja e UNMIK-ut, Karolin Ziade, deklaroi se zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i rënë dakord në Bruksel, nuk ka qenë kurrë një çështje më urgjente, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e krizave të reja dhe ndalimin e atyre ekzistuese.

Ajo në fillim të seancës tha se kjo është e një rëndësie të madhe për të dyja palët dhe se duhet të angazhohen në atë.

Ziade njëkohësisht e shprehu shqetësimin e saj për dekretin e BQK-së për dinarin dhe shprehu shpresë se mund të arrihet një zgjidhje, për këtë arsye ka apeluar që të dyja palët ta bëjnë këtë.

Si një gjë tjetër e rëndësishme, ajo e theksoi marrjen e hapave drejt formimit të AKS-së.

"Sido që të jetë forma përfundimtare, ajo përfshin elemente të garancive të qëndrueshme financiare për serbët vendas, por edhe për arsimin dhe shëndetësinë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërimit të besimit", tha Ziade.

Ajo shtoi se do të vazhdojë të mbështesë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së.

"Gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë hapa prapa në ndërtimin e besimit. Ngjarjet e shumta krijuan vështirësi dhe shtuan mosbesimin. Përdorimi i shpeshtë i retorikës ndezëse në të dy drejtimet kërkon vëmendje të plotë si dhe veprim të përgjegjshëm", tha Ziade.

Siç theksoi, institucionet ndërkombëtare vazhdojnë të punojnë në dialog dhe theksoi se marrëveshjet e shumta të arritura ofrojnë një udhërrëfyes të qartë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. 

Ziade shtoi se në periudhën paraprake janë arritur disa rezultate domethënëse, si progresi në targat, hapat në udhërrëfyesin energjetik dhe për çështjen e doganave. ls/

Foto: EPA

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR