Zhozep Borrell sot dhe nesër për vizitë në Shqipëri
- - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borrell sot do të udhëtojë për vizitë dyditëshe në Shqipëri.
- Post By Sara Ademi
- 08:37, 15 mars, 2023
Tiranë, 15 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borrell sot do të udhëtojë për vizitë dyditëshe në Shqipëri.
Borrell sot do të takohet me kryeministrin Edi Rama para se të kryesojë me Këshillin e 12-të për stabilizim-asocim BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 16 mars.
"Shqipërinë do ta prezantojë kryeministri Edi Rama ndërsa Komisionin Evropian do ta prezantojë komisari për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit, Oliver Varhei. Pas Këshillit, përfaqësuesi i lartë Borrell, kryeministri Edi Rama dhe komisari Varhei do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 12:00, e cila drejtpërdrejtë do të transmetohet në EBS, njofton agjencia shtetërore ATA.
Borrell pasditen e sotme do të marrë pjesë në përurimin e kullës veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës financohet nga BE-ja, ndërsa do të takohet dhe do të bisedojë me përfaqësues të rinisë së qytetit.
Përfaqësuesit e lartë evropian, pas Shqipërisë, më 17 dhe 18 mars do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut. vt/sa/