• e premte, 27 dhjetor 2024

Zhan Pjer: Nuk ka indikacione se Rusia është duke përgatitur të përdorë armë bërthamore në mënyrë të drejtpërdrejtë

Zhan Pjer: Nuk ka indikacione se Rusia është duke përgatitur të përdorë armë bërthamore në mënyrë të drejtpërdrejtë
Uashington, 7 tetor 2022 (MIA) – Nuk kemi arsye ta aktualizojmë pozitën tonë strategjike bërthamore, njëjtë sikurse nuk kemi indikacione se Rusia është duke u përgatitur të përdorë armë bërthamore në mënyrë të drejtpërdrejtë, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, karin Zhan Pjer. Kjo deklaratë vjen një ditë pas deklaratës së presidentit amerikan, Xho Bajden, i cili tha se për herë të parë pas Luftës së Ftohtë, bota është duke u përballur me Armagedon bërthamor. Pyetjes nëse paralajmërimet e Bajdenit lidhen me informacione të reja zbuluese të disponueshme për SHBA-në, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u përgjigj: "Jo". Ajo shtoi se fjalët e Bajdenit janë version i përforcuar të deklaratave paraprake të Shtëpisë së Bardhë, të cilat tregojnë se seriozisht kuptohen kanosjet e Rusisë.

QËNDRONI TË LIDHUR