• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zgjidhen nëntë gjykatës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Zgjidhen nëntë gjykatës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Bruksel, 2 tetor 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) zgjodhi sot nëntë gjykatës dhe një avokat në Gjykatën e Drejtësisë në Bashkimin Evropian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Gjykata e drejtësisë e BE-së përbëhet nga Gjykata e përgjithshme, si instancë e parë dhe Gjykata e drejtësisë, si instancë më e lartë.

Sipas vendimit të sotëm të Koreper, për gjykatës në Gjykatën e drejtësisë u emëruar avokati i Parlamentit danez, Nils Fenger, me mandat deri më 6 tetor të vitit 2027, dhe gjykatësi aktual në Tribunal, austriaku, Andreas Kumin, me mandat deri më 6 tetor të vitit 2030.

Për anëtarë të Gjykatës së Përgjithshme u emëruan gjykatësi aktual, sllovaku Jurij Shvarc dhe këshilltari për drejtësi në Këshillin Evropian, Rafael Majer nga Luksemburgu, të dy me mandat deri më 31 gusht të vitit 2028, si dhe këshilltari shtetëror francez Erve Kasanjaber, me mandat deri më 31 gusht të vitit 2025.

Mandati i ri i këtyre pesë gjykatësve fillon nga data 7 e këtij muaji.

Koreper, gjithashtu, për gjykatës në Gjykatën Themelore, por me mandat nga 1 shtatori i vitit 2025 deri më 31 gusht 2031, i emëroi edhe gjykatësit në këtë Tribunal, irlandezët, Suzan Kingston dhe Kolm Mak Ajohed dhe spanjollët, Hoze Martin dhe Perez de Nanklares dhe Migel Sampol Pukurul.

Plotësisht për avokat të përgjithshëm në Gjykatën e drejtësisë është emëruar profesori i drejtësisë së BE-së dhe drejtor i Qendrës për të Drejtën Evropiane pranë Kolexhit Mbretëror në Londër, italiani Andrea Bjondi, me mandat nga 7 tetori i vitit 2024 deri më 6 tetor të vitit 2030.

Emërimet do të hyjnë në fuqi pas shpalljes së vendimeve të Koreper në Gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR