• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zgjedhjet presidenciale në Rumani si referendum për të ardhmen evropiane të vendit

Zgjedhjet presidenciale në Rumani si referendum për të ardhmen evropiane të vendit

Bukuresht, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Rumania mund ta zgjedhë presidentin e saj të parë ekstrem djathtist të dielën, në zgjedhjet kyçe të anëtares së BE-së dhe NATO-s që kufizohet me Ukrainën.

Politikani ekstrem djathtist, Kalin Georgesku, ish-nëpunës i lartë shtetëror, e tronditi kombin rumun me fitoren në rrethin e parë të zgjehdjeve presidenciale të 24 nëntorit, theksojnë mediumet perëndimore.

Të dielën, në rrethin e dytë, ai do të përballet me Elena Laskoni, prefekte e një qyteti të vogël rumun.

Druhet se nën Gorgeskun, vendi, rëndësia strategjike e të cilit u rrit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, do t'i bashkangjitet bllokut ekstrem djathtisttë BE-së dhe do ta minojë unitetin evropian rreth çështjes së Rusisë, ndaj së cilës Bukureshti tregoi me gisht për shkak të përzierjes në rrethin e parë të zgjedhjeve.

"Epilogu i rrethit të dytë të zgjehdjeve presidenciale konsiderohet referendum për orientimin e ardhshëm të politikës së jashtme të vendit", deklaroi Marius Ginea, politikolog nga Universiteti ETH në Cyrih.

Në prag të rrethit të dytë, Laskoni theksoi se sa është i madh investimi në këto zgjedhje në njërën prej vendeve më të mëdha të BE-së, me rreth 19 milionë banorë.

Gazetarja e cila u bë politikane paralajmëroi se vendi po përballet me "betejë ekzistzenciale" dhe "konflikt historik" mes atyre të cilët dëshirojnë ta "ruajnë demokracinë e re rumune" dhe ata të cilët dëshirojnë "të kthehen në sferën ruse të ndikimit".

Anketat, të cialt nuk arritën ta parashohin suksesin e Georgeskut në rrethin e parë, tani i japin 58 për qind mbështetje, ndërsa Laskonit 42 për qind.

Pasi që në të kaluarën e lavdëroi presdientin rus, Vlladimir Putin, Georgesku 620vjeçar tani eviton të përgjigjet në pyetje për orientimin e tij prorus. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR