• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zgjedhjet parlamentare në Austri do të mbahen më 29 shtator

Zgjedhjet parlamentare në Austri do të mbahen më 29 shtator

Vjenë, 12 qershor 2024 (MIA) - Qeveria e Austrisë sot kumtoi se zgjedhjet parlamentare në atë vend do të mbahen me 29 shtator.

Kjo vjen pas fitores së ngushtë të Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë ndaj Partisë Popullore konservatore të kancelarit Karl Nehamer në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në të cilën partitë politike të ekstremit të djathtë arritën rezultat të madh.

Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian Partia e Lirisë ka fituar 25.4 për qind të votave, ndërsa Partia Popullore 24.5 për qind mbështetje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR