• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zgjedhjet në Spanjë dhe Holandë mund t'i rrezikojnë reformat e planifikuara fiskale në BE

Zgjedhjet në Spanjë dhe Holandë mund t'i rrezikojnë reformat e planifikuara fiskale në BE

 Bruksel, 16 korrik 2023 (MIA) - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë dhe Holandë, qeveritë e mëparshme të të cilave ishin  mbështetëse të propozimeve për ndryshime në Paktin për Stabilitet dhe Rritje të BE-së, mund ta rrezikojnë procesin e reformave fiskale në BE, propozimi i së cilës ishte harmonizuar pas negociatave të gjata dhe të vështira.

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, ndryshimi i mundshëm i pushtetit në Madrid dhe Hagë i ngjall druajtjet në selinë e BE-së se do të nevojiten negociata të reja për reformat,  të cilat  ndoshta me siguri do të përfurndonin deri në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor të vitit të ardhshëm.

 Zgjedhjet e parakohshme në Spanjë, e cila është kryetarja aktuale e BE-së, janë caktuar për më 23 korrik dhe sipas anketave të fundit të opinionit publik, pritet fitore e Partisë Popullore (PP) konservatore opozitare. Zgjedhjet duhej të mbahen në dhjetor të këtij viti, në fund të presidencës spanjolle me Unionin, por kryeministri Pedro Sançez vendosi të thërrasë spanjollët në vendvotime pas rezultateve të dobëta të Partisë së tij Punëtore Socialiste të Spanjës (PSOE) në zgjedhjet rajonale dhe lokale të majit të këtij viti.

 

Шпанскиот премиер Педро Санчез најави дека планира да се сретне со каталонскиот лидер Квим Тора во Барселона првата недела од февруари

Në Holandë, ndërkaq,  zgjedhjet e parakohshme janë  caktuar për më 22 nëntor të vitit 2023, pasi javën e kaluar u rrëzua koalicioni qeveritar mes liberalëve dhe kristiandemokratëve  rreth çështjes së migrimit. Anketat  e deritanishme parashikojnë një betejë të pasigurt zgjedhore midis Partisë Popullore Liberale për Liri dhe Demokraci (VVD) të kryeministrit Mark Rute, bllokut të Partisë Laburiste (PVDA) dhe të Majtës së Gjelbër (GL) dhe Lëvizjes Populiste të krahut të djathtë të Fermerëve dhe Qytetarëve (BBB),  edhe pse janë të mundshme ndryshime deri në nëntor. Data e rregullt e zgjedhjeve në Holandë ishte pranvera e vitit 2025.

 Drejtori për Evropë në Agjencinë për Analizë të Rreziqeve Politike "Eurazia Grup", Muxhtaba Rahman konsideron se "largimi i Rutes dhe largimi i mundshëm i Sançezit" do të paraqesë një goditje për bllokun në BE që i mbështet reformat e planifikuara fiskale.

"Të dy ishin  mbështetës të rregullave fiskale më fleksibël", tha Rahman për "Politiko". 

 

Европскиот совет денеска донесе одлука за целосно суспендирање на договорот за визно олеснување меѓу ЕУ и Русија.

 Tradicionalisht, Holanda dhe Spanja kanë qenë në anët e kundërta gjatë debatit fiskal në BE. Ndërsa holandezët janë gjithmonë  për masa të ashpra për kursim dhe kufizime, spanjollët ishin më të prirur drejt një qasjeje më fleksibël ndaj shpenzimeve dhe huamarrjes. Këtë herë, Haga dhe Madridi e gjetën veten në të njëjtën anë dhe ishin liderë në zhvillimin e planit të ri të reformave, i cilat, siç u bë e ditur nga BE-ja, parashikojnë “ulje reale, graduale por ambicioze të borxheve me në përputhje me rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës".

 Parashikohet që plani i propozuar të pranohet në takimin e ministrave të financave të BE-së në tetor, pas së cilës ta miratojë edhe Parlamenti Evropian dhe e gjithë procedura për miratim të reformave fiskale të përfundojë deri në zgjedhjet evropiane. Por,  sa i realizueshëm do të jetë ky plan do të shihet javën e ardhshme në zgjedhjet spanjolle, pas të cilave nuk përjashtohet që pavarësisht humbjes së pritshme zgjedhore, Sançezi të mbetet në pushtet me mbështetjen e partive të majta dhe rajonale. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR