• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Portugali

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Portugali

Lisbonë, 10 mars 2024 (MIA) - Në Portugali sot mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat 10,8 milionë portugezë do të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi më tutje.

Një gjë është e sigurt, sipas portalit të Brukselit Politiko, lideri i socialistëve Antonio Koshta do të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit. 

Zgjedhjet e parakohshme janë rezultat i dorëheqjes së papritur të Koshtës pas hetimit për ndikim vjeshtën e kalur, që nënkupton se emri i tij nuk do të gjendet në fletën e votimit për herë të parë pas nëntë viteve. 

Pritet humbje e socialistëve qeveritarë, por fitues të qartë nuk do të ketë, informon DPA.

Gati të gjitha anketat parashohin fitore të ngushtë të koalicionit qendror të djathtë Lidhja Demokratike mbi Partinë Socialiste (PS). 

Dy kandidatët udhëheqës, Pedro Nuno Santos nga PS dhe Luis Montenegro nga Lidhja Demokratike, sipas gjitha gjasave do të duhet të mbështeten në marrëveshjet e lidhura me partitë më të vogla që të formojnë qeveri. 

Anketat tregojnë se blloqet e formuara nga partitë e djathta dhe të majta janë gati të barabarta dhe se partia ekstreme e djathtë Çega mund të jetë fituese. 

Këto janë zgjedhjet e fundit parlamentare në Bashkimin Evropian para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR