• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zgjedhje parlamentare në Siri

Zgjedhje parlamentare në Siri

Damask, 15 korrik 2024 (MIA) - Sirianët sot votojnë në zgjedhjet parlamentare në pjesë të vendit nën kontrollin e partisë në pushtet të presidentit Bashar al-Asad. Partia Baaa e cila është në pushtet që nga viti 1963 dhe aleatët e saj të majtë laikë dhe nacionalistë arabë nuk kanë pothuajse opozitë, ndërsa alternativa e vetme janë kandidatët e pavarur.

Më shumë se 1.500 kandidatë janë në garë për 250 vende në parlament.

Në zonat e kontrolluara nga qeveria, sirianët nga 18 vjeç e lart me letërnjoftim mund të votojnë në rreth 8.150 vendvotime.

Nuk do të ketë votime në verilindje të vendit, i cili është nën kontrollin e luftëtarëve kurdë, si dhe në provincën veriperëndimore të Idlibit, e cila është nën kontrollin e xhihadistëve.

Zgjedhjet parlamentare në Siri po mbahen për të katërtën herë që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR