• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zgjedhje në Turqi: Kiliçdaroglu premton liri dhe demokraci

Zgjedhje në Turqi: Kiliçdaroglu premton liri dhe demokraci

Ankara, 4 maj 2023 (MIA) - Rivali kryesor i presidentit turk, Recep Taip Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu, premton më shumë liri nëse fiton zgjedhjet.

Kiliçdaroglu, i cili mbështetet nga aleanca e opozitës gjashtëpartiake, thotë se nëse fiton, ai "do t'i sjellë Turqisë lirinë dhe demokracinë me çdo kusht".

“Të rinjtë duan demokraci”, deklaroi ai për Bi-Bi-Si.

“Të rinjve u them se mund të më kritikojnë lirisht. Unë do të sigurohem që ata ta kenë këtë të drejtë," thotë 74-vjeçari Kiliçdaroglu, i cili kryeson partinë kryesore opozitare, Partinë Popullore Republikane.

I pyetur nëse Erdogan do të largohet paqësisht nga posti pas 20 vitesh në pushtet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, ai përgjigjet se "askush nuk duhet të shqetësohet".

“Ne do ta nxjerrim në pension, ai do të tërhiqet paqësisht”, tha Kiliçdaroglu.

Ka indikacione se lideri turk mund të përgatitet të sfidojë rezultatin nëse humbet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu paralajmëroi se votimi do të jetë një "tentativë për grusht shtet nga Perëndimi".

Kiliçdaroglu tha se opozita do të jetë e kujdesshme, "duke mos i besuar presidentit, as Këshillit të Lartë Zgjedhor dhe as gjyqtarëve të tij."

“Duke pasur më shumë se një vëzhgues në të gjitha qendrat e votimit, ne duam të sigurojmë që votimi të jetë i drejtë, i sigurt dhe numërimi të kryhet në mënyrë korrekte. Ne kemi marrë të gjitha masat për ta bërë këtë, kemi një vit e gjysmë që po punojmë shumë”, tha rivali i opozitës së Erdoganit. ls/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR