• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zgjedhje në Holandë në nëntor

Zgjedhje në Holandë në nëntor

Amsterdam, 14 korrik 2023 (MIA) - Zgjedhjet në Holandë do të mbahen më 22 nëntor, njoftoi Korporata Radiodifuzive Holandeze, duke iu referuar burimeve qeveritare. 

Qeveria e koalicionit në Holandë ra vitin e kaluar pasi nuk arriti marrëveshje për kufizimin e emigrimit. 

Mark Rute, i cili ishte në krye të vendit 13 vjet dhe kryeministri më jetëgjatë në historinë e saj, të hënën njoftoi se tërhiqet nga politika. 

Ministrja holandeze e Financave, Sirgid Kag dhe ministri i Punëve të Jashtme, Vopke Hukstra gjithashtu deklaruan se nuk do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR