• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski viziton Italinë dhe Gjermaninë

Zelenski viziton Italinë dhe Gjermaninë

 

Kiev, 13 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot do të vizitojë Romën, ku janë planifikuar takime me politikanët italianë, ndërsa me gjasë do të takohet edhe me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun.

Një zyrtar italian i paidentifikuar konfirmoi se Zelenski do të takohet me Presidentin e Italisë, Serxho Matarella dhe kryeministrin Xhorxha Meloni, i cili vizitoi Kievin në shkurt.

Një burim i afërt me Vatikanin theksoi se është i mundur një takim i Papës me Zelenskin. Në prill, Papa Françesku priti kryeministrin ukrainas Denis Shmigal.

Nga Roma, Zelensky do të udhëtojë për në Gjermani, ku do të takohet me kancelarin Olaf Sholc dhe presidentin Frank-Valter Shtajnmer.

Presidenti i Ukrainës do të marrë nesër në Ahen çmimin Karli i madh për kontributin në unitetin evropian. ls/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR