• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski vendosi sanksione kundër bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të infrastrukturës ruse të aviacionit

Zelenski vendosi sanksione kundër bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të infrastrukturës ruse të aviacionit

Kiev, 2 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nënshkroi dekrete për vendosjen e sanksioneve, me propozim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes (RNBO), ndaj personave juridikë dhe fizikë që sigurojnë funksionimin e infrastrukturës së aviacionit të Rusisë, si dhe kundër bashkëpunëtorëve.

“Sot kam nënshkruar disa dekrete të reja për sanksionet, të propozuara nga RNBO. Nën sanksione janë pothuajse 150 subjekte – persona juridikë dhe fizikë – që ofrojnë punë për infrastrukturën e aviacionit të Rusisë. Gjithashtu është futur një pako e re sanksionesh ndaj bashkëpunëtorëve. Ata që zgjodhën të punojnë për të mirën e luftës", deklaroi mbrëmë Zelenski, transmeton “Ukrainska Pravda”.

“Është detyrë e të gjithë përfaqësuesve ukrainas të sigurojnë që sanksionet tona të jenë të sinkronizuara me ato globale”, shtoi Zelenski.

Detajet për sanksionet ende nuk janë të disponueshme për opinionin.

Rusia është tani vendi më i sanksionuar në botë, duke ia kaluar vendeve si Irani, Koreja e Veriut dhe Siria. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR