Zelenski: Ukraina ka bërë gjithçka që është e mundur për t'i hapur negociatat me BE-në në qershor
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot dekalroi se Ukraina ka bërë gjithçka që është instrumentale dhe operative për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian në qershor.
- Post By Fami Bajrami
- 18:00, 17 maj, 2024
Kiev, 17 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot dekalroi se Ukraina ka bërë gjithçka që është instrumentale dhe operative për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian në qershor.
"Ka mbetur vetëm politika. Instrumentalisht dhe operacionalisht, kemi bërë gjithçka për të hapur negociatat midis Ukrainës dhe BE-së në qershor. Mendoj se do të kemi sukses. Madje edhe partnerët e vështirë sot janë më lehtë. Ne në mënyrë aktive punojmë me ata", tha Zelenski në brifingun me gazetarët.
Zelenski theksoi se ai dhe i gjithë ekipi i tij po përgatiten në mënyrë aktive për Samitin Global të Paqes e cila do të mbahet me 15 dhe 15 maj në Zvicër.
Ai deklaroi se është i nevojshëm një plan i detajuar me të cilin do të pajtohet e gjithë bota, ndërsa me të cilin do të "bazohet në formulën e paqes ukrainase".
"Përderisa kemi numër serioz të vendeve dhe kemi një njoftim të duhur, mendoj se ky do të jetë avantazhi jonë diplomatik", theksoi Zelenski.
Ai gjithashtu tha se Ukraina për herë të parë ka predha artilerike të mjaftueshme. Për herë të parë në vitet e luftës asnjë nga brigadat nuk ankohen për mungesën e predhave artilerik, ndërsa kjo ka ndodhur dy muajt e fundit. Negociojmë për të holla me të gjithë partnerët", tha Zelenski.
Ai tha se nuk duhet të ketë ndalesë për sulme me armë perëndimore në territorin e federatës Ruse, duke theksuar se "ajo nuk është një ofensivë e ushtrisë ukrainase që përdor armë perëndimore në territorin rus për mbrojtje". rq/
Foto: EPA