• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Ukraina arriti epërsinë në Detin e Zi me flotën e dronëve detarë

Zelenski: Ukraina arriti epërsinë në Detin e Zi me flotën e dronëve detarë

Kiev, 16 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se falë dronëve detarë, Ukraina mori Detin e Zi nga Rusia, duke e detyruar atë të tërheqë anijet e saj luftarake.

"Për herë të parë në botë në Detin e Zi, filloi të operojë një flotë nga dronë detarë – flotë ukrainase”, shkroi Zelenski në Telegram.

“Arritëm ta ndërmarrim iniciativën nga Rusia në Detin e Zi”, shtoi ai.

Zelenski shkroi se në fillim të pushtimit të Ukrainës, nga 24 shkurti i vitit 2022, Moska i ka bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe ka dëmtuar infrastrukturën e saj, duke prishur tregun global të ushqimit. Por, presidenti ukrainas pohon, që atëherë Ukraina ka ndryshuar vazhdimisht ekuilibrin e fuqisë në Detin e Zi.

Në këtë rast, ai falënderoi Turqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Moldavinë, vende që janë në Detin e Zi ose pranë tij, për mbështetjen e tyre.

"Arritëm të tregojmë se bashkëpunimi i vendeve të rajonit të Detit të Zi, me mbështetjen e partnerëve mund të rivendosë stabilitetin në tregun botëror të ushqimit”, tha presidenti ukrainas në takimin me përfaqësuesit e vendeve të rajonit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR