• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski: Ukrainës i nevojiten rreth 160 aeroplanë luftarakë

Zelenski: Ukrainës i nevojiten rreth 160 aeroplanë luftarakë

Kiev, 31 gusht 2023 (MIA) - Ukrainës i nevojiten rreth 100 aeroplanë luftarakë më shumë se sa është premtuar deri tani, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, transmeton DPA e cila thirret në intervistën e saj për televizionin kombëtar portugez.

“Për forca efektive ajrore na duhen rreth 160 aeroplanë luftarakë”, ka thënë Zelenski.

“Në praktikë kjo nuk do të lejojë Rusinë të ketë epërsi në hapësirën ajrore ukrainase”, shton ai.

Zelenski ka thënë se Ukraina kishte marrë premtime për 50 ose 60 aeroplanë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga vende të ndryshme evropiane.

Më herët, zëdhënësi i Forcave ajrore të Ukrainës, Jurij Ihnat deklaroi se vendit i duhen rreth 128 aeroplanë luftarakë F-16.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR