• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski u takua me ministrat e Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe të Polonisë

Zelenski u takua me ministrat e Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe të Polonisë

Kiev, 13 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot u takua me ministrat e Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe të Polonisë, Gabrielus Landsbergis dhe Radoslav Shikorski.

"Ne diskutuam për çështje të rëndësishme. Për terrorin e vazhdueshëm nga Rusia dhe nevojën për të përdorur armë me rreze të gjatë kundër objektivave ushtarake në territorin e vendit agresor. Për zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë, zbatimin e pikave të Formulës së Paqes, për përgatitjet për takimin e dytë të nivelit të lartë për paqen, përshpejtimin e pranimit të Ukrainës në BE dhe NATO", bëri të ditur Zelenski në profilin e tij në Fejsbuk.

Zelenski ka falënderuar Lituaninë dhe Poloninë "që ishin me ne që nga fillimi deri në fitoren tonë të përbashkët".

Presidenti ukrainas kumtoi se ka pasur takim me ish kryeministrin britanik Boris Xhonson në margjinat e takimit vjetor të Jaltës për sigurinë evropiane, që po mbahet në Kiev.

Zelenski e falënderoi Xhonsonin për vëmendjen e tij ndaj Ukrainës dhe mbështetjen e tij në sigurimin e mbështetjes së nevojshme ndërkombëtare për vendin që nga fillimi i pushtimit rus. Ai theksoi se ukrainasit do t'i kujtojnë gjithmonë ata që u qëndruan pranë. rq/fc/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR