• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski u takua me ekspertët e ANEB-it që nesër duhet ta vizitojnë centralin bërthamor "Zaporozhje"

Zelenski u takua me ekspertët e ANEB-it që nesër duhet ta vizitojnë centralin bërthamor
Kiev, 30 gusht 2022 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Kiev i priti ekspertët e Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB) që duhet ta vizitojnë centralin bërthamor "Zaporozhje". Zelenski me këtë rast theksoi se misioni i ANEB-it në Ukrainë është një nga çështjet më të rëndësishme të sigurisë për vendin, por edhe për të gjithë botën. Ai bëri thirrje për demilitarizim të stacionit bërthamor në pjesën jugore të Ukrainës që për momentin është nën kontrollin e trupave ruse. Zelenski konsideron se rreth kompleksit duhet të krijohet zonë e demilitarizuar, ndërsa centrali të kthehet sërish nën administrimin ukrainas, si mënyra e vetme për anulimin e rreziqeve të sigurisë. Delegacioni katërmbëdhjetë anëtarësh i ekspertëve ndërkombëtarë, i kryesuar nga shefi i ANEBI-it,  Rafael Grosi, nesër është parashikuar ta kalojnë frontin dhe të kryejnë kontroll në gjendjen e objekteve bërthamore "Zaporozhje". Rusia dhe Ukraina mes vetes akuzohen për granatimin e pozitave në afërsi të drejtpërdrejtë të centralit më të madh bërthamor në Evropë me gjashtë reaktorë për prodhimin e energjisë elektrike. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR