• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski u bëri thirrje edhe një herë aleatëve që ta përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë

Zelenski u bëri thirrje edhe një herë aleatëve që ta përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë

Kiev, 29 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot edhe njëherë u ka bërë thirrje aleatëve që ta shpejtojnë dërgimin e armëve në Kiev, duke theksuar se situata në front varet nga shpejtësia e furnizimit me municion.

"Përkrahni menjëherë ushtrinë tonë. Ende nuk shoh asgjë pozitive. Ka furnizime, ato po vijnë ngadalë, por procesi duhet të përshpejtohet", tha Zelenski në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kiev.

Ai, gjithashtu, theksoi nevojën për rezerva të sistemeve të sofistikuara të lëshimit të mbrojtjes ajrore "Patriot" që Kievi dëshiron t'i marrë nga aleatët e tij për të kundërshtuar raketat dhe dronët rusë me rreze të gjatë veprimi. Ai tha se Kievi ka bërë disa përparime në furnizimin e raketave për sistemin "Patriot" por se lansuesit e raketave ende mungojnë. Javën e kaluar SHBA-ja miratoi një pako të ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës theksoi se ushtarët u tërhoqën nga tre fshatra në lindje të vendit ku po vazhdon ofensiva ruse. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR