• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zelenski: Temë kryesore e bisedës me Trampin ka qenë dërgimi i sistemeve amerikane Patriot

Zelenski: Temë kryesore e bisedës me Trampin ka qenë dërgimi i sistemeve amerikane Patriot

Kiev, 28 qershor 2025 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin polak Andzhej Duda, deklaroi se temat kryesore të bisedës me presidentin e SHBA-së Donald Tramp kanë qenë dërgimi i sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot, forcimi i regjimit sanitar dhe bashkëpunimi ekonomik bazuar në marrëveshjen e nënshkruar për burimet minerale.

"Diskutuam të gjitha çështjet, por kryesisht sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot që na nevojiten për të mbrojtur qiellin ukrainas. U fol për marrëdhëniet tona dypalëshe pas nënshkrimit të marrëveshjes për burimet minerale. Pra, spektri i temave ka qenë i gjerë", tha Zelenski, raporton "Ukrinform".

Zelenski poashtu konfirmoi se presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Navrocki do të marrë ftesë për ta vizituar Ukrainën.

"Lidhur me ftesën drejtuar presidentit të sapozgjedhur të Polonisë për ta vizituar Ukrainën, e dini se është e rëndësishme për ne të mbajmë marrëdhënie të ngushta dhe të forta midis dy vendeve tona dhe sigurisht që do ta ftojmë presidentin e ri (të Polonisë, Karol Navrocki) në Ukrainë, por edhe unë do të jem i lumtur t'i përgjigjem nëse ai më fton në Poloni", ka thënë Zelenski, duke theksuar se është e rëndësishme të ruhet uniteti politik midis Ukrainës dhe Polonisë.

Presidenti polak Andzhej Duda, mandati i të cilit përfundon më 5 gusht, sot udhëton për një vizitë lamtumire në Ukrainë.

Më herët sot, presidenti ukrainas u bëri homazhe mbrojtësve ukrainas së bashku me presidentin polak Duda.

Presidenti i Ukrainës e dekoroi homologun e tij polak me Urdhrin e lirisë për shërbimet e tij të shquara në forcimin e bashkëpunimit ukrainas-polak dhe në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. 

Foto: Zelenski në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR