• e diel, 06 tetor 2024

Zelenski takoi presidentin e Sudanit me të cilin bisedoi për formacionet paraushtarake ruse

Zelenski takoi presidentin e Sudanit me të cilin bisedoi për formacionet paraushtarake ruse

Kiev, 23 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot kumtoi se në aeroportin irlandez "Shenon" ka pasur një takim të improvizuar me homologun e tij sudanez Abdel Fatah al Burhan me të cilin ka biseduar për formacionet paraushtarake ruse.

“Biseduam për sfidat e përbashkëta të sigurisë, veçanërisht aktivitetet e grupeve të armatosura ilegale të financuara nga Rusia”, shkroi Zelenski në Telegram.

Ai falënderoi Sudanin, ku ka një luftë civile, për mbështetjen e tij për integritetin territorial të Ukrainës.

Kompania ushtarake private ruse “Vagner” vepron në Ukrainë që nga fillimi i invazionit rus. Diplomatët dhe mediat perëndimore thonë se grupi është gjithashtu aktiv edhe në Sudan, edhe pse mohojnë një gjë të tillë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR