• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zelenski u takua me Erdoganin dhe i vizitoi anijet luftarake në ndërtim të destinuara për Ukrainën

Zelenski  u takua me Erdoganin dhe i vizitoi anijet luftarake në ndërtim të destinuara për Ukrainën

Ankara, 8 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot është takuar me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, me të cilin bisedoi për rrjedhën e luftës në Ukrainë, marrëveshjen për eksportin e drithit përmes Detit të Zi, si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Ukrainës.

"E falenderoj presidentin e Turqisë dhe të gjithë kompanitë turke dhe ukrainase të mbrojtjes  për partneritetin dhe punën e tyre të përbashkët për afrimin dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar Zelenski në profilin e tij në rrjetin “Iks”.

Zelenski deklaroi se ka vizituar kantieret detare ku po ndërtohen anije të vogla luftarake "korveta" për Ukrainën. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR