• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Situata në fushën e betejës "krijon mundësi" për përfundimin e luftës në vitin 2025

Zelenski: Situata në fushën e betejës

Dubrovnik, 9 tetor 2024 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi sot se situata në fushën e betejës “krijon mundësi” që të ndërmerren hapa për dhënien fund të luftës në Ukrainë më së voni deri në vitin 2025. 

“Në tetor, nëntor dhe dhjetor kemi mundësi t’i lëvizim gjërat drejt paqes dhe qëndrueshmërisë së përhershme. Situata në fushën e betejës krijon mundësi që ta bëjmë atë zgjedhje – zgjedhjen e veprimit vendimtar për përfundimin e luftës më së voni deri në vitin 2025”, theksoi presidenti ukrainas në takimin Ukraina – Evropa – Juglindore në Dubrovnik. 

Presidenti ukrainas gjithashtu tha se ftesa për anëtarësim në NATO do të jetë hap drejt paqes, sepse Rusia do të pësojë humbje gjeopolitike. 

Siguria gjeopolitike varet nga ajo nëse Ukraina ka vend në NATO. Nëse ka, kjo nënkupton se Putini do ta humbasë fuqinë e tij gjeopolitike. Ukraina është vend i pavarur i cili ka të drejtë të vetëvendosjes, ka të drejtë ta zgjedhë të ardhmen e tij, tha Zelenski në fjalimin e tij. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR