• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski shprehu gatishmëri për të mbështetur Indinë si nikoqire të samitit të dytë paqes për Ukrainën

Zelenski shprehu gatishmëri për të mbështetur Indinë si nikoqire të samitit të dytë paqes për Ukrainën

Kiev, 25 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski paralajmëroi se po zhvillohen negociata me Arabinë Saudite, Katarin, Turqinë dhe Zvicrën për samitin e dytë të paqes. Presidenti ukrainas këtë e ka bërë të ditur në një bisedë me gazetarët indianë të publikuar sot në rrjetin e tij social.

Zelenski është shprehur se kryeministrit indian Narendra Modi i ka thënë se do ta mbështesë Indinë që të jetë nikoqir në samitin e dytë të paqes.

“Por, dua të jem i sinqertë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Indinë, por edhe për çdo vend që është pozitiv si nikoqir për samitin e dytë: ne nuk do të mund të organizojmë samit të paqes në një vend që nuk është e anëtarësuar në komunikatën e samitit të kaluar të paqes”, theksoi ai.

Presidenti ukrainas shtoi se në takimin me Modin të premten ka biseduar për samitin e parë paqësor, si dhe për të gjitha pikat e komunikatës.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR