• e premte, 05 korrik 2024

Zelenski shfaqi bindje se mbështetja amerikane dhe evropiane për Ukrainën do të vazhdojë

Zelenski shfaqi bindje se mbështetja amerikane dhe evropiane për Ukrainën do të vazhdojë

Kiev, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot shfaqi bindje se mbështetja amerikane dhe evropiane për Ukrainën do të vazhdojë.

"Bëjmë përpjekje serioze për këtë çështje dhe jam i sigurt se SHBA-ja nuk do të na tradhëtojë", tha lideri ukrainas në konferencën e tij vjetore për media në Kiev.

Mjetet për Ukrainën shtyhen edhe në SHBA dhe në Bashkimin Evropian për shkak të mospajtimeve politike. 

Zelenski i shfaqi pritjet e tij se Bashkimi Evropian së shpejti do të zgjedhë pakon e ndihmave për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë euro. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR