Zelenski: SHBA-ja dhe BE-ja vetëm së bashku mund ta shpëtojnë Ukrainën
- Për Ukrainën është veçanërisht e rëndësishme që nga fillimi i vitit të ardhshëm të ketë unitet mes SHBA-së dhe vendeve të tjera evropiane, porositi presidenti i Ukrainës, Volidimir Zelenski para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel.
Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Për Ukrainën është veçanërisht e rëndësishme që nga fillimi i vitit të ardhshëm të ketë unitet mes SHBA-së dhe vendeve të tjera evropiane, porositi presidenti i Ukrainës, Volidimir Zelenski para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel.
"Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse ne kemi nevojë për atë unitet për të siguruar paqen. Vetëm së bashku, SHBA-ja dhe Evropa mund të ndalojnë me të vërtetë (Presidentin rus Vladimir) Putin dhe të shpëtojnë Ukrainën", tha Zelenski gjatë mbërritjes në Samit i shoqëruar nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Zelenski në të njëjtën kohë falënderoi për mbështetjen evropiane për popullin ukrainas dhe përshëndeti unitetin që ekziston në BE për këtë çështje, duke theksuar se do të diskutojë me liderët evropianë nevojat urgjente të Ukrainës për forcimin e infrastrukturës së saj.
Koshta nga ana tjetër porositi se BE-ja duhet të jetë shumë e qartë se Ukraina mund të mbështetet në mbështetjen e saj të plotë për çdo gjë dhe aq sa duhet si tani në kohë lufte ashtu edhe në të ardhmen në kushte paqeje.
"Do të doja që një ditë t'i dëshiroja (Ukrainës) mirëseardhje si anëtare e Bashkimit Evropian, deklaroi Koshta.
Ai theksoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë dhe të punojë me Ukrainën që ajo ta fitojë luftën dhe sigurojë paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.
Ai theksoi se sot nuk jetojmë në botën bipolare, po në botën multipolare dhe prandaj BE-ja duhet "të shohë më larg nga Evropa" drejtë kontinenteve të ndryshme dhe për të ndërtuar një rrjet global shumë të fortë me të gjithë partnerët në mbarë botën - nga Zelanda e Re në Brazil.
Zelensi po merr pjesë në Samitin e BE-së kushtuar situatës në Ukrainë dhe duhet të informojë kolegët e tij për zhvillimet e fundit në terren dhe për qëndrimet e tij për atë se si Evropa mund ta mbështesë më së miri vendin e tij. qa/
Foto: Skrinshot