• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Sa më shumë mbështetje financiare të marrë Ukraina, aq më shpejt do të përfundojë lufta

Zelenski: Sa më shumë mbështetje financiare të marrë Ukraina, aq më shpejt do të përfundojë lufta
Kiev, 12 tetor 2022 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, deklaroi se sa më shumë burime financiare të marrë ky vend si mbështetje nga donatorët ndërkombëtarë, aq më shpejt do të përfundojë lufta. Zelenski theksoi se nevojiten 38 miliardë dollarë për të mbyllur deficitin e parashikuar buxhetor për vitin e ardhshëm. "Sa më shumë ndihmë të marrë Ukraina, aq më shpejt do t'i japim fund luftës ruse dhe aq më shpejt dhe me siguri do të sigurojmë që një luftë e tillë mizore të mos përhapet në vendet e tjera", tha Zelenski në një fjalim onlajn gjatë takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR