Zelenski: Së pari një marrëveshje me Trampin, pastaj negociata me Putinin
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se fillimisht dëshiron të takohet me homologun e tij të ardhshëm amerikan, Donald Tramp, për të rënë dakord për një plan paqeje përpara se të fillojë negociatat me liderin rus Vladimir Putin.
Kiev, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se fillimisht dëshiron të takohet me homologun e tij të ardhshëm amerikan, Donald Tramp, për të rënë dakord për një plan paqeje përpara se të fillojë negociatat me liderin rus Vladimir Putin.
"Së pari me Trampin. Ne do të pajtohemi me të se si t'i japim fund luftës, si ta ndalojmë Putinin", deklaroi Zelenski në një intervistë tre orëshe me podkasterin amerikan Leks Fridman. Ai theksoi se është "shumë e rëndësishme që Evropa të ketë një zë" në këto diskutime.
Here's my conversation with Volodymyr Zelenskyy (@ZelenskyyUa).
— Lex Fridman (@lexfridman) January 5, 2025
It was an intense and heartfelt conversation, my goal for which was to do my small part in pushing for peace.
We spoke in a mix of 3 languages: English, Ukrainian, and Russian. It's fully dubbed in each of those 3… pic.twitter.com/2zoxM0FG89
Zelenski beson se garancitë e sigurisë së Ukrainës do të jenë efektive vetëm nëse sigurohen nga SHBA-ja, duke theksuar: “Pa SHBA-në, garancitë e sigurisë nuk janë të mundshme. Garanci të tilla nevojiten për të parandaluar agresionin rus”.
Presidenti ukrainas theksoi se ai propozoi që mjetet e ngrira ruse me vlerë 300 miliardë dollarë të përdoren për të blerë armë amerikane, transmeton Ukrinform. ls/
Foto: Leks Fridman