• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski: Së paku një person e humbi jetën gjatë sulmit rus mbi spitalin në Dnjepër

Zelenski: Së paku një person e humbi jetën gjatë sulmit rus mbi spitalin në Dnjepër

Kiev, 26 maj 2023 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se një person e humbi jetën, ndërsa 15 janë lënduar në sulmin e sotëm rus mbi një spital në Dnjepër.

Terroristët rusë edhe njëherë e konfirmuan statusin e tyre të luftëtarëve kundër gjithçkaje që është humane dhe e ndershme. Sapo pati një sulm me raketa në klinikën në Dnjepër. Deri më tani një person e humbi jetën, ndërsa 15 janë lënduar. Pasojat nga granatimi eleminohen ndërsa viktimat janë shpëtuar. Janë përfshirë të gjitha shërbimet e domosdoshme, potencoi Zelenski.

Dnjepri ishte cak i sulmeve edhe gjatë natës. Forcat ukrainase pohojnë se i kanë rrëzuar dhjetë projektile ruse dhe 25 dronë.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR