• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Së paku 500 fëmijë ukrainas e humbën jetën në luftë

Zelenski: Së paku 500 fëmijë ukrainas e humbën jetën në luftë

Kiev, 4 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se së paku 500 fëmijë ukrainas janë vrarë në luftën e Rusisë kundër vendit të tij. Ai këtë e deklaroi pasi që shpëtimtarët nga rrënojat e nxorrën trupin e një vajze 9-vjeçare e cila ishte vrarë gjatë sulmit rus të mbrëmshëm në qytetin qendror Dnjepër.

"Armët ruse të urrejtjes që po vazhdon t'i marrë dhe shkatërrojë jetët e fëmijëve ukrainas çdo ditë, vrau qindra të cilët u zhdukën prej fillimit të invazionit rus më 24 shkurt të vitit 2022", thuhet në kumtesën e presidentit ukrainas.

"Shumë prej tyre mund të bëheshin shkencëtarë, artistë, kampionë sporti të njohur për të kontribuuar për historinë ukrainase", tha ai.

Ai shtoi se është e pamundur të konstatohet numri i saktë i fëmijëve të vrarë sepse disa rajone janë nën okupimin rus.

"Duhet të qëndrojmë dhe të fitojmë në këtë luftë. E tërë Ukraina, i tërë populli ynë, të gjithë fëmijët tanë, duhet të çlirohen nga terrori rus". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR