• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Rusia përgatit mobilizim shtesë prej 300.000 ushtarë më 1 korrik

Zelenski: Rusia përgatit mobilizim shtesë prej 300.000 ushtarë më 1 korrik

Kiev, 3 prill 2024 (MIA) - Rusia përgatit mobilizim shtesë për 300.000 ushtarë me 1 korrik, deklaroi sot presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski pas bisedimeve me presidentin finlandez Aleksandar Stub në Kiev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për atë se sa rekrutë do të mobilizohen në armatën ukrainase këtë vit, Zelenski tha se gjysmë milionë ushtarë nuk do të jenë të nevojshëm.

"Kur bëhet fjalë për numrin konkret të personave që do të mobilizohen, nuk mund të them... Nuk na duhen gjysmë milioni”, tha Zelenski.

Zelenski e ka falënderuar Komandantin e përgjithshëm të Forcave të armatosura të Ukrainës, Aleksandër Siriski për kryerjen e një revizioni në armatë, në mënyrë që ato t'i shmangen mobilizimit dhe të gjenden në front. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR