• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia na i rrëmben fëmijët dhe i mëson që ta urrejnë Ukrainën

Zelenski: Rusia na i rrëmben fëmijët dhe i mëson që ta urrejnë Ukrainën

Nju Jork, 19 shtator 2023 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, akuzoi Rusinë se ka rrëmbyer fëmijë ukrainas dhe i mëson që të urrejnë Ukrainën.

"Ky është gjenocid. Duhet të veprojmë të bashkuar për ta mposhtur Rusinë dhe që të mundet KB të fokusohet në sfida të tjera globale", shton ai.

Zelenski më pas njoftoi planet për të qenë nikoqir i samitit global të paqes, duke u bërë thirrje "të gjithë atyre që nuk tolerojnë çfarëdo agresioni".

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që të mbështesin Ukrainën në hapjen e një korridori të përkohshëm të eksportit detar për të siguruar qasjen në produktet e saja ushqimore në tregun global pasi Moska minoi iniciativën e drithërave të Detit të Zi.

Zelenski tha se është "alarmante" të shihni disa vende evropiane "duke luajtur solidaritet në teatrin politik", duke iu referuar paralajmërimeve nga Polonia, Sllovakia dhe Hungaria se do të vendosin kufizimet e tyre për import të grurit ukrainas.

Ai kujtoi se Ukraina e ka dorëzuar arsenalin e saj bërthamor, por më pas bota "vendosi që Rusia duhet të mbetet roje e një fuqie të tillë".

"Historia tregon se Rusia ka qenë ajo që meritoi çarmatimin bërthamor në vitet 1990", tha ai.

Zelenski akuzoi Rusinë se përdor shumë mjete si armë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër vendeve të tjera. Ai theksoi se është e qartë se Rusia po përpiqet të përfitojë nga mungesa e ushqimit në tregun global në këmbim të njohjes së territoreve të saj të pushtuara në Ukrainë.

"Rusia po përdor çmimet e ushqimeve si armë. Ndikimi i saj shtrihet nga brigjet e Atlantikut të Afrikës deri në Azinë Juglindore", tha presidenti ukrainas.

Foto: skrinshot nga Fejsbuku i Zelenskit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR