• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia është kërcënim për Evropën Lindore dhe rajonin e Detit të Zi

Zelenski: Rusia është kërcënim për Evropën Lindore dhe rajonin e Detit të Zi
Bukuresht, 4 prill 2022 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski kërkoi sot nga deputetët rumunë ta përforcojnë presionin me sanksionet mbi Rusinë, duke paralajmëruar se paraqet kërcënim për të gjithë Evropën Lindore dhe rajonin e Detit të Zi. Duke u drejtuar para Parlamentit në Bukuresht përmes një video-lidhje, Zelenski potencoi se Ukrainës i nevojitet ndihmë shtesë prej aleatëve të huaj, përfshirë edhe armë, që t'i kundërshtojë forcat ruse. "Ukraina nuk është caku i fundit i agresionit rus. Fati i Evropës Lindore dhe rajonit të Detit të Zi për momentin po zgjidhet në Ukrainë, theksoi Zelenski.

QËNDRONI TË LIDHUR