• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Rusët po planifikojnë një sulm terrorist në centralin bërthamor Zaporozhje

Zelenski: Rusët po planifikojnë një sulm terrorist në centralin bërthamor Zaporozhje

Kiev/Moskë, 22 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në kanalin Telegram shënoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë marrë informata se Rusia po planifikon të kryejë një sulm terrorist ndaj centralit bërthamor Zaporozhje,që do të përfshinte lëshimin e rrezatimit të rrezikshëm, shkruan Gardian.

Në deklaratën e tillë të Zelenskit menjëherë reagoi Kremlini, duk thënë se "kjo është një gënjeshtër"

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) sapo e vizituan centralin bërthamor dhe "kanë dhënë vlerësimet më të larta". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR