• e shtunë, 21 shtator 2024

Zelenski: Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga Ukraina në drejtim të rajonit Kursk

Zelenski: Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga Ukraina në drejtim të rajonit Kursk

Kiev, 20 shtator 2024 (MIA) - Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga fronti ukrainas në drejtim të rajonit Kursk, deklaroi mbrëmë presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

"Tashmë kemi arritur të largojmë rreth 40.000 personel ushtarak rus në atë drejtim. U falënderohem të gjitha brigadave tona ushtarake, secilit ushtar, toger, secilit komandant për guximin e tyre", tha ai.

Sipas tij, forcat ukrainase e kanë zvogëluar potencialin e ushtarëve rusë për të kryer sulme në rajonin Donjeck, por ai theksoi se situata ende është e vështirë në afërsi të qyteteve Pokrovsk dhe Kurahov. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR