• e hënë, 23 shkurt 2026

Zelenski: Putini tashmë e filloi Luftën e tretë botërore

Zelenski: Putini tashmë e filloi Luftën e tretë botërore

Kiev, 23 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se beson që presidenti rus, Vlladimir Putin "tashmë e ka filluar" Luftën e tretë botërore, në intervistë për radiodifuzerin britanik Bi-Bi-Si.

Duke folur në Kiev gjatë fundjavës para përvjetorit të katërt nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të martën, Zelenski tha se qëndrimi i tij për konfliktin është i ndryshëm nga ai i presidentit amerikan, Donald Tramp.

"Kemi qëndrime të ndryshme lidhur me Luftën e tretë botërore", tha Zelenski në intervistë, përkthyer nga gjuha ukrainase në gjuhënm angleze nga Bi-Bi-Si dhe publikuar mbrëmë sipas kohës londineze. "Besoj se Putini tashmë e ka filluar. Çështja është se sa territor do të mund të marrë dhe si ta ndalojmë".

Zelenski vazhdoi duke thënë se "Rusia dëshiron t'i imponojë botës mënyrë tjetër të jetës dhe t'i ndryshojë jetët që njerëzit kanë zgjehdur për vete. Prandaj, gjatë kohë besoj se Putini tashmë e ka filluar këtë luftë dhe ne parandalojmë që ajo të zgjerohet, tërësisht Lufta e tretë botërore".

Lideri ukrainas, gjithashtu, tha se llogaritë në garanca të sigurisë nga SHBA-ja për vendin e tij të cialt nuk varen vetëm nga vullneti i presidentit amerikan.

"Si presidentë, kemi afate fikse", tha Zelenski kur u pyet nëse i beson Trampit. "Dëshirojmë garanca për 30 vite, për shembull. Kongresi është i nevojshëm. Presidentët ndërrohen, por institucionet mebeten".

Zelenski, gjithashtu, theksoi se në afat të gjatë, qëllimi është të kthehen të gjitha territoret e okupuara nga Rusia që nga fillimi i luftës dhe të kthehen kufijtë e Ukrainës, të vendossura në vitin 1991, vit i pavarësisë së saj.

Kjo ishte vetëm çështje kohe, por për momentin  nuk ishte e mundur, tha ai.

"Të bëhet kjo sot do të thoshte humbje e një numri të madh njerëzish, miliona njerëz sepse armata ruse është e madhe dhe ne e kuptojmë çmimin e hapave të tillë. Nuk do të kemi mjaftueshëm njerëz", tha lideri ukrainas. "Gjithashtu, nuk kemi mjaftueshëm armë. Kjo varet jo vetëm nga ne, por edhe nga partnerët tanë".

Zelenski edhe njëherë në mënyër kategorike i hodhi poshtë lëshimin e territoreve të mëtutjeshme në rajonet Donjeck, Herson dhe Zaporozhje, të cilat Rusia nuk mundi t'i pushtojë tërësisht.

"Nuk e shoh këtë thjeshtë si vend. E shoh si braktisje - dobësim të pozitave tona, braktisje të qindra mijë njerëzve tanë që jetojnë atje. AShtu e shohj atë. Dhe jam i sigurt se kjo "tërheqje" do ta ndante shoqërinë tonë".

Në intervistë, Zelenski, mandati i të cilit skadoi, e la të hapur çështjen nëse sërish do të kandidojë për president në çfarëdo zgjedhje të reja. Në çdo rast, do të nevojiten garanca të sigurta para një votimi të tillë në mënyrë që të parandalohet manipulimi i zgjedhjeve dhe në mënyrë të përhershme të mbrohet Ukraina nga ambiciet ruse për aneksim, tha ai.

Putini, i cili urdhëroi invazion të plotë të Ukrainës në vitin 2022, nga viti 2024 vazhdimisht deklaron se Zelenski tashmë nuk është legjitim për shkak të skadimit të mandatit të tij.

Megjithatë, Kievi e cekë gjendjen e luftës, e cila ndalon zgjedhje në kohë lufte, me çka e vazhdon mandatin e Zelenskit. Në nivel ndërkombëtar, Zelenski është akoma president i njohur i Ukrainës. ab/

Foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR