• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Putin i konsideron të gjithë terroristë përveç vetes së tij

Zelenski: Putin i konsideron të gjithë terroristë përveç vetes së tij

Kiev, 26 mars 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski hodhi poshtë sërish akuzat e presidentit rus Vlladimir Putin se Ukraina ishte e përfshirë në sulmin terrorist në periferi të Moskës. Gjatë fjalimit të tij të rregullt, Zelenski tha se "Putin i konsideron të gjithë terroristë përveç vetes".

"Sot Putini foli sërish me vete dhe u transmetua në televizion. Ai sërish fajëson Ukrainën. Një krijesë e sëmurë dhe cinike. Për të të gjithë janë terroristë, përveç vetes së tij, edhe pse ka dy dekada që drejton terrorin. Dhe kur të largohet, me të do të zhduket edhe kërkesa për terror dhe dhunë, sepse kjo është kërkesa e tij. Askujt tjetër", tha Zelenski mbrëmë.

Zelenski falënderoi të gjithë ata që punojnë për të hequr pasojat e sulmeve të fundit ruse. Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme t'u kushtohet vëmendje atyre që kanë nevojë për mbështetje. Sipas tij, edhe nëse dikush ka turp të kërkojë ndihmë, të tjerët duhet t'i kushtojnë vëmendje, ta mbështesin dhe të mos e lënë të qetë.

Ai tha gjithashtu se gjatë ditës ka marrë raporte nga armata dhe inteligjenca.

Ndryshe, dje Zelenski mori pjesë në iftar, një darkë speciale e mbajtur gjatë muajit të Ramazanit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR