• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski propozoi vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Zelenski propozoi vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Kiev, 26 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, VOlodimir zelenski parashtroi propozim drejt parlamentit ukrainas për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizim të përgjithshëm edhe për 90 ditë.

Parlamenti ukrainas paraprakisht e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin nga maji deri më 18 gusht.

Zelenski për herë të parë shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 24 shkurt të vitit të kaluar, ditën kur Rusia e filloi invazionin ndaj Ukrainës.

Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se ukrainasit e moshës mes 18 dhe 60 vjeç, me disa përjashtime, nuk guxojnë ta braktisin vendin sepse mund të thirren në shërbim ushtarak. ab/

Foto: Profili i Zelenskit në Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR